Wed, Nov 26, 2025

Autori i vrasjes në burgun e Peqinit, 20 ditë me armë në qeli

Autori i vrasjes në burgun e Peqinit, 20 ditë me armë në qeli
  • PublishedDecember 16, 2023

Prokuroria e Elbasanit njoftoi të shtunën rrethanat e vrasjes së të premtes në burgun e Peqinit, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur. Prokuroria deklaroi gjithashtu se kishte ndaluar drejtorin e burgut, dhe 11 vartës të tij të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.

Si autor i ngjarjes akuzohet i dënuari me burgim të përjetshëm, , ndaj të cilit rëndojnë akuzat “vrasja në rrethana cilësuese”, nga e cila një e mbetur në tentativë; “mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.  Të 12 zyrtarët dhe punonjësit e policisë së burgut të Peqinit janë ndaluar për veprën penale “shpërdorimit të detyrës”.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pas mesditës së të premtes, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar me pistoletë ndaj të dënuarit duke e lënë të vdekur në vend, si dhe ndaj Indrit Shaqjas të cilin e ka plagosur.

Më pas, Mjacaj ka kanosur me armë zjarri punonjësit e shërbimit dhe është izoluar në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Prokuroria thotë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Pas marrjes në pyetje të autorit të Mjacajt dhe kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, është konkluduar se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga autori i vrasjes për rreth 20 ditë. Prokuroria dyshon se arma e zjarrit është mbajtur nga Mjacaj edhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg, si në atë të ajrimit dhe në regjimin e brendshëm.

“…Ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu, gjatë transferimit nga ambjentet e godinës së emërtuar si 41 biz ku ka qenë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjacaj, rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrollit fizik dhe të sendeve personale, si parashikon skema e sigurisë,” deklaroi më tej Prokuroria.

Po ashtu, theksohet se nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin ngjarja e rëndë e ndodhur të premten.

Bazuar në të dhënat e hetimit paraprak është kryer ndalimi i të dënuarit 28 vjeçar Sokol Mjacaj dhe i 12 zyrtarëve dhe punonjësve të policisë në burgun e Peqinit. Konkreisht, janë ndaluar drejtori i burgut Peqin, Kamber Hoxha; shefi i regjimit të godinës 41 Bis, ; ish-shefi i sigurisë, ; shefi regjimit në një godinë të burgut, ; specialist i informacionit, ; dhe punonjësit e shërbimit, , , Florenc Mile, Fatos Pire, Ilir Balla, Florenc Mile, Genci Muça, Indrit DUbali Klement Haka dhe Erjon Çila.

Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.