Wed, Nov 26, 2025

Sonte nata e ndërrimit të viteve, cila është simbolika e festës në vende të ndryshme

Sonte nata e ndërrimit të viteve, cila është simbolika e festës në vende të ndryshme
  • PublishedDecember 31, 2023

Në lidhje me festën e Vitit të Ri ka fakte dhe supozime të ndryshme për kohën dhe mënyrën se si festohet. Viti i Ri të cilin e festojmë ne dhe shumë vende tjera të botës bie me 1 janar dhe i takon kalendarit gregorian si vazhdim i kalendarit romak.

Por, vende të tjera si Kina, Japonia, India, Vietnami dhe vendet islamike e përdorin kalendarin lunar, kalendar ky i cili bazohet në lëvizjet e hënës rreth tokës, dhe datat e festimit dallojnë dukshëm nga njëra tjetra.

Disa Vitin e Ri e festojnë në pranverë me mbjelljen apo rritjen e të korrurave ose në vjeshtë për të festuar mbledhjen e tyre. Në kulturën perëndimore bredhi i stolisur, babagjyshi dhe dhuratat janë karakteristike për festat e fundvitit.

Ndërkohë, tradita e bredhit ka orgjinë antike. Mendohet që egjiptianët e kanë kultivuar gjatë traditën e prezencës së bredhit në shtëpitë e tyre në dimër për të simbolizuar triumfin e jetës mbi vdekjen.

Romakët po ashtu e adhuronin bredhin dhe e festonin stinën e dimrit për nderë të zotit të bujqësisë që njihej me emrin Saturnus.

Traditë e tyre ishte që shtëpia të stolisej me drunj të gjelbër dhe drita si dhe të shkëmbenin dhurata. Në mesjetë, gjermanët dhe skandinavët vendosnin bredha jashtë dyerve të shtëpisë si simbol shprese për pranverën e ardhshme.

AlbaniaWeb.net