Nigeria i bën një nder Milanit, Chukwueze qëndron me Piolin edhe tre ditë
Samuel Chukwueze është thirrur nga Nigeria për Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila do të luhet në janar.
Kombëtarja afrikane “raporton milannews.it” ka dhënë miratimin për ta lënë në dispozicion të Piolit anësorin sulmues të paktën deri në ndeshjen e Kupës së Italisë me Cagliari.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Chukwueze me Milanin të paktën deri në gjysmën e janarit. Grupi në fakt do të përfundojë më 22 të muajit të parë të vitit dhe nëse Nigeria do të eliminohej, numri 21 do të kthehej në Milanello.
