Sun, Mar 22, 2026

“Kam që në 2016 që e shoh në foto”/ Banorët vendosin për fatin e Rike Roçit në BBVIP, më në fund zbret nga vinçi

“Kam që në 2016 që e shoh në foto”/ Banorët vendosin për fatin e Rike Roçit në BBVIP, më në fund zbret nga vinçi
  • PublishedJanuary 14, 2024

Rike Roçi priti sipër një vinçi mes temperaturave nën zero që në nisje të Big Brother VIP.

Por përveç kësaj sfide, Vëllai i madh vendosi që duhet të vendosnin banorët e tjerë, nëse Rikja do t’i bashkohej shtëpisë.

Banorët u shprehën pozitivisht, duke kërkuar që ajo të hynte në shtëpi, përve Julit, tha se Rike nuk duhet t’i bashkohej shtëpisë. Ndërkohë një koment pikant dha dhe Gazmend Ujkashi, i cili u shpreh se ka vite që sheh fotot e saj por pa e takuar.

“Sigurisht që të hyjë, kam që në vitin 2016 që e shoh në foto“, tha ai.

Rike Roçi lindi në Durrës. Babi i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, teksa tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit të vitit 2016, ku mbështeste Shqipërinë.


AlbaniaWeb,net