Wed, Nov 26, 2025

Durrësi e mirëpret planin për zgjerimin e shëtitores bregdetare

Durrësi e mirëpret planin për zgjerimin e shëtitores bregdetare
  • PublishedJanuary 20, 2024

Fotinia, një zonjë pensioniste që banon në një nga pallatet buzë detit ka mësuar këto ditë se ka vendosur ta zgjasë shëtitoren në drejtim të murit perëndimor të portit.

“Tani e kuptoj sepse e gjithë kjo hapësirë është mbushur me gurë – tha Fotinia, duke shtuar se “Shëtitorja bregdetare ka përfunduar para dy vjetësh; përse duhet ta arnojnë përsëri. 

Mjaftonte një projekt i plotë me të gjithë elementet kryesore, që nga gjelbërimi, kanalizimet, lodrat e fëmijëve, shkallaret në drejtim të detit, ndriçimi, e kështu me radhë”.

Zonja e moshuar kujton se kur bie shi me rrebesh, sheshet mbushen me ujë, ndërsa kanalet që përfundojnë në det bëhen shkak për erën e rëndë në shëtitore. 

Bashkia e Durrësit në buxhetin e këtij viti ka parashikuar financime për disa ndërhyrje ndërtimore në shtitoren bregdetare, dhe po ashtu në institucionet kulturore të qytetit, si teatri “” dhe galeria e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Një nismë  e mirë për të rritur vlerat e infrastrukturës turistike dhe artistike në dobi të komunitetit në hapësirat në qendrore të Durrësit.

Por në disa nga ndërhyrjet e parashikuara, projektet janë realizuar vetëm 2-3 vjet më parë. 

Ende pa kaluar 30 muaj nga dorëzimi i punimeve, bashkia e ka parë të nevojshme të ndërhyjë pjesërisht në fillimin e shëtitores bregdetare, duke e ndërtuar pjesën e mbetur deri në murin perëndimor të portit, si dhe të gjithë zonën prej disa qindra metra nga pista – urë deri në ngrehinën e njohur me emrin “Sfinksi”.

“Besoj se e gjithë zona deri te Sfinksi do ti përngjajë në të ardhmen pjesës së parë të shëtitores, edhe për nga shtrimi me pllaka, edhe për sheshin fundor të saj – për BIRN dr. .

Ai tha se ky shesh pranë Sfinksit është dëmtuar rëndë nga përplasjet e dallgëve, por mbi të gjitha nga dizajni i gabuar me gurë, të cilat nuk mundën të tregojnë për shumë kohë nga lart shkrimin “I love Durres”.

Dr Kacani vlerëson se numri i madh i lokaleve shumë pranë detit, është një problematikë tjetër për tu zgjidhur  në shëtitoren e Durrësit me gjatësi disa km.

“Presioni e rrit çdo ditë interesin për shitblerjen e apartamenteve dhe lokaleve në të gjithë zonën – shprehet dr. Artan Kacani.

Pranë konstruksioneve metalike në fund të shëtitores, 2-3 mjeshtra po sistemojnë listelat prej dërrase, që dallgët i shkulin sa herë që fillon dimri.

Faiku nuk e ngre fare  kokën nga dyshemeja me listela dhe përpiqet që asgjë të mos i shkojë kot.

Ai ndjehet i gëzuar që në të ardhmen nuk do të  merret përsëri me dërrasat e dëmtuara.

“E morra vesh që pllakat do ti zëvëndësojnë dërrasat me pllaka guri. 

Nuk ka si bëhet më mirë” – duke u përpjekur të mos e tregojë motivin e tij profesional. 

Edhe Fotinia me shoqet e saj e ka mbarur shëtitjen.

Duket se kanë folur për tabelat e munguara me të dhënat e projekteve të ardhshme të bashkisë në shëtitore.

“Edhe një gjë tjetër nuk e kam marrë vesh ende? – pyet ajo.

A do të përfundojë shëtitorja brenda portit të peshkimit, apo thjesht do të përplaset  në mur?

Do të më pëlqente që ta blija peshkun në merkaton e peshkut, siç na kanë premtuar – tha Fotinia. 

Nuk ka kuptim të jesh në Durrës e ta blesh peshkun në karrocat e rrugës – përfundon ajo.