Wed, Nov 26, 2025

Debati me Rozën, zarfi i kuq vendos ‘fatin’ për Merin

Debati me Rozën, zarfi i kuq vendos ‘fatin’ për Merin
  • PublishedJanuary 20, 2024

Debati i ashpër mes Merit dhe Rozës ka qenë në qendër të vëmendjes në spektaklin e mbrëmjes së sotme në ‘Big Brother Vip 3’.

Në klipin e transmetuar që rindezi debate mes vajzave, u shfaq momenti kur Meri i afrohet Rozës dhe e prek në fytyrë, veprim të cilin Roza e cilëson një indicie dhune por banorët nuk e shohin të tillë.

Megjithatë ‘Vëllai i Madh’ në fund të gjithë diskutimeve për situatën, vendosi përmes një zarfi të kuq që Meri të dalë automatikisht më televotim me banorët e tjerë që do të nominohen sot.