Vajza 9-vjeçare e gjetur pa jete në lumin Buna, Policia hedh poshtë versionin e parë: nga këqyrja e trupit të të miturës rezultoi se…

Shkodër/Informacion sqarues shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
AlbaniaWeb.net
