Fri, Mar 20, 2026

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak, i heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak, i heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci
  • PublishedMay 11, 2024

Të dalësh nga Champion në atë formë, me një humbje me përmbysje, por mbi të gjitha pas një episodi të pastër për moviolë, nuk harrohet lehtë në shtëpinë e Bayern Munich, vijon të bëjë shumë zhurmë, në Gjermani, por jo vetëm. Në qendër të kritikave mbetet gjyqtari i takimit, polaku Marciniak, i cili në minutën e 104, kundër çdo rregulloreje, vendosi të ndalojë lojën përpara se De Ligt të dërgonte topin në rrjetë.

Reagimi i Bayern ishte i fuqishëm, edhe i mediave duke e konsideruar një skandal. Përballë një situatë të tillë nuk mund të qëndronte në heshtje as UEFA e cila pritet të marrë një vendin drastik ndaj gjyqtarit polak. Sipas mediave, UEFA ka vendosur të lë jashtë “Euro2024” arbitrin polak.

E sigurt është që Marciniak nuk do të arbitrojë ndeshjen e parë hapëse të Evropianit, Gjermani-Skoci, ndeshje e cila është në program për t’u zhvilluar më 14 qershor në “Allianz Arena”, në shtëpinë e Bayern Munich. Kjo ndeshje i ishte besuar polakut, por tani mund ta shoh vetëm nga televizioni.

()

AlbaniaWeb.net