EMRI/ Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari, ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh që po eksploronin rivierën

Astrit Lamaj, 53 vjeç, ka humbur jetën ndërsa ka dalë aksidentalisht nga rruga me motoçikletë rreth 1km mbi rrethrrotullimin e fshatit Fushë-Vërri.
Ai ishte pjesë e një grupi motoristëve që kishin organizuar një udhëtim privat përgjatë rivierës.
Policia është duke e hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa grupi i miqve të tij që ishin pjesë e udhëtimit gjithashtu po pyetet për rrethanat.
AlbaniaWeb.net
