Fri, Mar 20, 2026

Luis Enrique: Nuk ndryshojmë qasje, do jemi të fortë edhe pa Mbappe

Luis Enrique: Nuk ndryshojmë qasje, do jemi të fortë edhe pa Mbappe
  • PublishedMay 11, 2024

Trajneri i PSG, Luis Enrique u shpreh se Mbappe është një legjendë e klubit dhe do të largohet si kampion nga Parisi.

“I yni është një sport kaq kompleks saqë skuadrat që kanë lojtarët më të mirë nuk i fitojnë të gjitha ndeshjet. Ne e dinim këtë prej disa kohësh, nuk e ndryshon pikëpamjen e përgjithshme.

Ka ende një titull për të fituar, pavarësisht nga lojtarët, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Ai kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit dhe nuk ka thënë ende se ku do të shkojë” – Tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net