Fri, Nov 28, 2025

FOTOT/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes, u gjet pa jetë në makinën e tij në Palermo

FOTOT/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes, u gjet pa jetë në makinën e tij në Palermo
  • PublishedMay 25, 2024

Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato, u vra me armë zjarri në Palermo.

Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.

“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”.

Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.

Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit.

Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.


AlbaniaWeb.net