Fri, May 9, 2025

“Ai ishte momenti i jetës time”, Uzuni kujton golin me Laçin në kualifikueset e Europa League

  • PublishedMarch 9, 2025

“Ai ishte momenti i jetës time”, Uzuni kujton golin me Laçin në kualifikueset e Europa League

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni nuk ha hezituar të flasë për të kaluarën e tij, në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Austin FC. Uzuni kujton kohën kur luante në kualifikueset e Europa League me Laçin, teksa thekson se goli ndaj Anorthosis ishte ai që i ndryshoi jetën.

“Ishte hera e parë që luanim në kualifikueset e Europa League me Laçin. Në fazën “play off”, jo në grupe.

Në stadium ishin vëzhgues nga Lokomotiva e Zagrebit për të më ndjekur. Isha në një klub të vogël, por që arriti sukses. Unë luaja si sulmues i krahut të majtë. Në atë ndeshje, skuadra mike e mbajti topin 90% ndërsa ne vetëm 10%.

Vëzhguesit nga Zagrebi më thanë pas ndeshjes se nëse do të veçonin një lojtar, ky do të isha unë. Në minutat e fundit erdhi një kros dhe unë shënova me kokë. Ne fituam 1-0. Ai ishte momenti i jetës sime. Ai moment ndryshoi gjithçka”, deklaroi Uzuni.


AlbaniaWeb.net