Tue, Dec 16, 2025

Dinamo triumfon ndaj Bylisit, Partizani rikthehet te fitorja, të kuqtë gjejnë shpëtim në Korçë

Dinamo triumfon ndaj Bylisit, Partizani rikthehet te fitorja, të kuqtë gjejnë shpëtim në Korçë
  • PublishedMarch 10, 2025

Dinamo triumfoi 3-1 ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, në përballjen që shkoi për llogari të javës së 29-të të Superiores.

Ndeshja nisi “zjarr” me dinamovitët që ushtruan presion që në fillim. Sfida u zhbllokua në minutën e shtatë, me Itodo Mandelën që kaloi mjaft mirë portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në të 28-tën, një top perfekt i Zabërgjës shfrytëzohet në maksimum nga Dejvi Bregu, i cili nga fare pranë nuk fal.

Ballshiotët u rifutën në lojë brenda pjesës së parë, teksa Flamur Ruçi ndëshkoi ekipin e Dajës, gjatë zhvillimit të një goditje këndi. I harruar në shtyllën e dytë, 23-vjeçari realizoi me një lëvizje të bukur.

Për të siguruar fitoren e Dinamos mendoi Dejvi Bregu, që kompletoi dopietën personale me një gol fantastik në të 64-tën. Dinamo është në vendin e dytë me 50 pikë ndërsa Bylis është në vendin e shtatë me 31 pikë.

Partizani takohet sërish me fitoren dhe e bën diçka në tillë në Korçë me përmbysje, teksa mundi 1-2 Skënderbeun.

Korçarët fituan penallti në minutën e 33-të, për një kontakt Preka-Bismark. Nga pika e bardhë u nis Nikaj, që me gjakftohtësi shënoi. Në të 66-tën, Kote vendosi ekuilibrat, duke finalizuar me sukses një aksion me disa pasime.

Përmbysja e madhe do të vinte në fundin e ndeshjes me Eleke që i dhuron 3 pikë të kuqve. Partizani është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin me 27 pikë.


AlbaniaWeb.net