Wed, May 14, 2025

Rrogozhina e vogël, trofe të mëdhenj, Egnatia dominon futbollin shqiptar

  • PublishedMay 14, 2025

Rrogozhina e vogël, trofe të mëdhenj, Egnatia dominon futbollin shqiptar

Prej afro një dekadë, që pas periudhës së Skënderbeut të famshëm, asnjë skuadër nuk kishte arritur të mbronte titullin kampion, nuk arritën ta bënin ekipe të mëdha, ekipe legjendare si Tirana apo Partizanin, por e theu këtë tabu pikërisht ekipi që më pak pritej, Egnatia. Prej afro 3 vitesh, futbolli shqiptar po njihet me një realitet të ri, një ekip të ri, por që brenda 3 vitesh po shkuan me “germa të arta” historinë e një vendi të vogël. Pasi siguruan për herë të parë ngjitej në elitë, në tre vitet e fundit, Egnatia ka fituar jo pak por 5 trofe, shifra të denja për një ekip të madh.

Me një projekt ambicion, i ideuar nga presidenti Demrozi dhe zbatuar nga Edlir Tetova dhe stafi i tij, Egnatia ka “pushtuar” futbollin shqiptar. Pasi siguroi për herë të parë në histori titullin një vit më parë, rrogozhinasit arritën të mbronin titullin kampion, këtë herë me një lojë dhe me shifra më bindëse. Udhëhoqën sezonin e rregullat, triumfuan edhe në “Final4”, madje duke e shndërruar finalen e madhe përballë Vllazninë në një lojë fëmijësh duke fituar bindshëm 4-0.

Në shtëpinë e Egnatias festuan me të drejtë për këtë titull, por jo plotësisht, pasi në sytë e presidentit Demrozi, ekipi i tij mund të bënte “tripletë” këtë sezon, pengu i tij më i madh ishte Kupa e Shqipërisë, që këtë sezon nuk arritën ta fitonin, pasi e kishin bërë diçka të tillë në dy sezonet e fundit. Me 5 trofe, 2 tituj kampion, 2 Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë, Egnatia po ndërton një realitet të ri në futbollin shqiptar, por tani kërkojnë të ecin sa më gjatë edhe në Evropë:

Panorama Sport
Panorama Sport

“Rrogozhina e vogël, trofe të mëdhenj. Kampionët e Egnatias, skuadra që po trondit gjithë futbollin shqiptar”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.

()


AlbaniaWeb.net