Thashethemet për largimin e Olmos, flet agjenti: E vërteta
Dani Olmo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Mesfushori spanjoll po shijon vetëm të tashmen dhe për këtë arsye nuk ka asnjë shans që të ndryshojë mjedis në verë.
Agjenti i tij, Andy Bara, sqaroi situatën (përflitet për një transferim te city) pas spekulimeve nga disa gazetarë, duke folur për Sky Sports D.
“Ne nuk po flasim me asnjë klub tjetër.
Dani është shumë i lumtur në Barcelonë për momentin, ai po fiton trofe atje dhe është në një ekip të madh. Thashethemet nuk janë të vërteta. Edhe pse, sigurisht, nuk e di se çfarë të pret e ardhmja”, përfundoi ai, duke mohuar kështu hipotezën e një largimi të Olmos.