Chiara Ferragni është përsëri beqare: Tronchetti Provera rikthehet te gruaja e tij
Chiara Ferrgni është braktisur nga partneri i saj i fundit dhe i është rikthyer beqarisë.
Këtë e dëshmojnë disa foto të siguruara nga revista e njohur italiane “Chi”, e cila ka publikuar disa foto të kapura nga paparacët ku partneri i influenceres, Tronchetti Provera, shfaqet pranë tre fëmijëve dhe ish-gruas së tij, Nicole Moellhausen. Ajo çfarë bien në sy është harmonia mes tyre, ku në disa momente çifti i ndarë prej disa kohësh shkëmbejnë puthje.
Historia midis Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti-t Provera filloi verën e kaluar, kur të dyve iu ishte thyer zemra nga ish-partnerët. Influencuesja po rikuperohej nga ndarja e saj nga Fedez (dhe nga një flirt me Silvio Campara i cili më vonë u kthye te gruaja e tij), menaxheri kishte qenë i ndarë nga gruaja e tij për disa muaj. Kiara dhe Xhovani dukeshin të krijuar për njëri-tjetrin. Por diçka duket se shkoi keq. Duket se problemi ishte familja e Tronchetti Provera-s, jo shumë e bindur nga kjo histori që ishte shumë në qendër të vëmendjes.
Mirepo kjo nuk eshte hera e pare qe Chiara braktiset nga nje partner.
“Jam tradhtuar për 7 vite”, kështu është shprehur influencereja e njohur italiane, Chiara Ferragni, në reagimin e saj të parë lidhur me ndarjen e bujshme nga reperi Fedez, me të cilin ka edhe dy fëmijë.