Fri, Jun 20, 2025

Zyrtare, Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

  • PublishedJune 19, 2025

Zyrtare, Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

Tirana dhe Bledi Shkëmbi ndërpresin përfundimisht bashkëpunimin. Ashtu siç pritej, klubi bardheblu dhe trajneri i njohur kanë “shtrënguar” duart, me lajmin që është bërë i ditur nga klubi.

Shkëmbi, në aventurën e dytë në stolin e ekipit kryeqytetas, udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje, ndërsa qëndrimi në elitë u sigurua vetëm në finalen ndaj Pogradecit.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.

KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”- shkruan klubi.

Tirana tashmë do vendoset në kërkim të një trajneri të ri, për të nisur kështu sa më shpejt përgatitjet për sezonin e ri.


AlbaniaWeb.net