Sun, May 24, 2026

Operacioni i SPAK kundër rrjetit ndërkombëtar të drogës, zbardhen detaje të reja! Masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelën

Operacioni i SPAK kundër rrjetit ndërkombëtar të drogës, zbardhen detaje të reja! Masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelën
  • PublishedAugust 8, 2025

Detaje të reja dalin lidhur me aksionin e SPAK kundër rrjetit ndërkombëtar të trafikut te drogës.

Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion, i cili nisi mëngjesin e sotëm në disa qytete. Aksioni i SPAK mësohet se është zhvilluar në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Prokurori i çështjes Vladimir Mara, raporton gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar mbi 15 masa sigurie të firmosuara nga GJKKO, për dyshime për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.

Burime për News 24 bëjnë me dije se është dhënë masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelën.

Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie.

Ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë në kërkim.
Ndërkohë operacioni me urdhër të SPAK është ende në zhvillim.