Sat, Sep 6, 2025

Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës

  • PublishedSeptember 6, 2025

Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës

Që në orët e para të mëngjesit së sotëm (7 shtator), qytetarë nga e gjithë Italia dhe më gjerë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit mjeshtrit të madh të modës, Giorgio Armani. Kapela mortore është hapur zyrtarisht në orën 09:00 në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, por qindra njerëz kishin zënë vend që prej orës 07:00, në një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe respekt.

Kapela do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër poashtu, të dielën më 7 shtator, deri në orën 6 të pasdites. Dy hyrje janë organizuar: njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani, dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të mëdha të stilit italian.

Ndër të parët që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.

Milano, kryeqyteti i modës, sot hesht përpara madhështisë së një legjende. Giorgio Armani, i njohur ndryshe si “Mbreti George”, la një trashëgimi që tejkalon pasarelat, ku ai krijoi një epokë të tërë.