Detaje të reja mbi urdhër-arrestet e SPA/ Kush janë ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit të arrestuar sot
SPAK ka lëshuar sot urdhër-arreste sa për të paktën 5 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ish-zyrtarët kanë qenë pjesë e Zyrës së Urbanistikës, njëri prej të cilëve është identifikuar si A.Q., ish-drejtori i urbanistikës si dhe Fiqiri Faruku.
Personat e tjerë për të cilët është kërkuar urdhër-arresti janë ish- specialistë.
Kujtojmë se SPAK kërkoi edhe arrestimin e ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i cili vetëm pak më parë është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Urdhër-arrestet e SPAK i referohen rasteve të korrupsionit, lidhur me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–