Sat, Oct 24, 2026

Tifo-grupi i madh shqiptar pezullon aktivitetin, mesazh i fortë kundër dhunës policore në protesta

Tifo-grupi i madh shqiptar pezullon aktivitetin, mesazh i fortë kundër dhunës policore në protesta
  • PublishedOctober 24, 2026

Grupi i tifozëve Ultras Guerrils ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të tij në stadiume, duke bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme.

Përmes një deklarate, grupimi ka shpjeguar se ky vendim lidhet me situatën e krijuar nga protestat dhe denoncimet për dhunë policore ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve.

Sipas tifozëve të Partizanit, sjellja e forcave të rendit ndaj protestuesve është një realitet që tifozët pretendojnë se e kanë përjetuar prej kohësh edhe në stadiume, ku, sipas tyre, presioni dhe trajtimi arbitrar ndaj tifozerive janë kthyer në një fenomen të përsëritur.

 



“ ✓”