Inter riktheu Alexis Sanchez, ja si klubi zikaltër largoi Correan për t’i bërë vend kilianit
Pas njoftimit zyrtar të djeshëm nga Olympique Marseille, vjen edhe njoftimi për shtyp nga Interi në lidhje me transferimin e Joaquin Correa te klubi francez:
“FC Internazionale Milano njofton transferimin e Joaquin Correa tek Olympique Marseille. Sulmuesi argjentinas, i lindur në vitin 1994, u transferua në mënyrë të përkohshme, me të drejtën dhe detyrimin për ta blerë me përmbushjen e disa kushteve në favor të klubit francez”.
Pra, Joaquin Correa huazohet me të drejtën e blerjes, zyrtarisht. Olympique Marseille do të paguajë 2 milionë euro për huazimin e lojtarit për një sezon, pastaj 10 milionë të tjera në rast blerjeje.
Opsioni i blerjes së sulmuesit argjentinas bëhet i detyrueshëm nëse skuadra franceze kualifikohet në Ligën e Kampionëve, në fund të sezonit të ri që sapo ka nisur. Ndërkohë, sot pritet zyrtarizimi i Alexis Sanchez, i cili sezonin e fundit luajti pikërisht te Marseille.
Nisur nga ana ekonomike, Inter del i fituar, por kiliani në dhjetor mbush 35 vjeç dhe forma e tij nuk është më ajo e dikurshmja dhe kjo lë vend për dyshime. Gjithsesi, Sanchez do të jetë alternativë në sulm.
()