Wed, Apr 30, 2025

Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Pallati pa leje i patronazhistëve mbrohet nga Sako!

  • PublishedSeptember 3, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë më ndjekësit e tij në Facebook një mesazh të një qytetari i cili denoncon ndërtimin e një pallati pa leje.

Qytetari në denoncimin e tij, sipas Berishës shpjegon se në qendër të Durrësit po ndërtohet pallati pa leje.

Statusi i Berishes:

Pallati pa leje i patronazhistëve mbrohet nga Sako!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

– – – – – –

Ju uroj shendet. Jam një qytetar që po ju bëj një denoncim për ndërtim pa leje në qendër të Durrësit Pallati nr 1100 që është 200 m larg Bashkisë, dhe për 12 vjet qëndron aty është pa leje dhe i cilësuar nga Instituti Ndertimit shkaktar i dëmeve nga tërmeti. Me gjithë lajmërimet në Bashki dhe IKMT asnjë nuk bën gjë por përkundrazi tani patronazhisti po e vesh dhe me mure dhe suva këtë shëmtire që është 50 m larg banesës së Sakos. Anonim të lutem se jemi të terrorizuar se si shteti bën këtë palacollëk në qendër të Durresit.

()

AlbaniaWeb.net