Sat, Apr 19, 2025

VIDEO/ Dopietë në Poloni, Muçi “merr për dore” Legian, sulmuesi kuqezi i dërgon mesazh Sylvinhos

  • PublishedSeptember 3, 2023

Ernest Muçi është në formë, në prag të ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Polonisë dhe Çekisë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Sulmuesi shqiptar, i cili ka marrë edhe ftesën e trajnerit kuqezi Sylvinho ishte protagonist absolut në Poloni me Legian e Varshavës, në fitoren 3-1 në Stadion Wojska Polskiego (Warsaw) ndaj Lodz.

Pas një topi të gjatë të nisur nga portieri i skuadrës, Kacper Tobiasz, Muçi realizoi gol me një të djathtë tokazi. Ekipi mik nuk u dorëzua dhe barazoi shfirat në fundin e pjesës së parë.

Duket se ishte koha e duhur për të treguar veten, teksa Muçi në të 75-tën dërgoi topin në cepin e portës, aty ku portieri Ravas e kishte të pamundur për të arritur.
Për lojtarin 22-vjeçar nga Shqipëria këta ishin dy golat e tij të parë në sezonin e ri futbollistik të Ekstraklasa në 2023-2024.

()

AlbaniaWeb.net