Takimi me Rumaninë, trajneri i Kosovës: Pres rezultat pozitiv, do jetë ndeshje e luftuar
Barazimi me Zvicrën ka rikthyer optimizmin të Kosova, për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024.Trajneri i “Dardanëve”, Primoz Gliha ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes së të martën ndaj Rumanisë.
“Pres një rezultat pozitiv. Ne do të japim gjithçka. Ne luajmë kundër një ekipi me shumë lojtarë teknikë. Por kemi edhe lojtarë të mirë, që zhvillohen në klube të mëdha. Ndihemi shumë mirë, jemi përgatitur mirë për mua. Jam i sigurt se loja do të jetë shumë e mirë, sepse ne kemi nevojë për pikë, Rumania ka nevojë për pikë. Jam i sigurt se shikuesit do ta shijojnë ndeshjen”.
“Problemet politike? Ne nuk mendojmë kështu, për ne është e rëndësishme të shijojmë futbollin, të luftojmë, të jemi të disiplinuar, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Po, me siguri (Rumania është favorite për vendin e dytë). Nesër do të shohim ”, – tha ai.
()