Klopp refuzon Gjermaninë, BILD zbulon trajnerin e ri të “pancerave”
Ëndrra e çdo tifozi gjerman, por dhe e drejtuesve të Federatës, ishte të shihnin në stolin e ekipit përfaqësues Jurgen Klopp, por kjo për momentin është thjesht e pamundur. Në lojë u fut fuqishëm edhe Hans-Joachim Watzke, zëvendës president i Federatës, dikur president i Dortmund, periudhë ku me Klopp i dërgoi verdhezinjtë deri në finalen e Champions League. As Watzke me sa duket nuk arriti të bind Klopp pasi agjenti i teknikut gjerman mbyll përfundimisht këtë opsion:

“Ka një kontratë me Liverpool. Nuk është i disponueshëm për të marrë drejtimin e Gjermanisë”, u shpreh agjenti i Jurgen Klopp i pyetur për këtë mundësi. Tani të gjithë rrugët të dërgojnë te Julian Nagelsmann. Ish trajneri i Bayern Munich është i papunë që nga dita kur u shkarkua, por sërish fati i tij është në dorë të Bayern pasi është nën kontratë deri në 2026. Nagelsmann duhet fillimisht të lirohet nga kontrata e tij me Bayern për të marrë më pas drejtimin e përfaqësueses gjermane. 4 herë kampionët e Botës po kalojnë një moment delikat teksa e shohin veten pa trajner përpara “Euro2024”, turne që do të zhvillohet në tokën e tyre.

Sipas BILD, është thjesht çështje kohe që Nagelsmann të marrë drejtimin e Gjermanisë pasi Voller ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Nagelsmann.
()