Rrëfimi i modeles: Kisha veshur të brendshme seksi, por Cole Palmer zgjodhi për katër ore videolojën e e FIFA-s
Një histori e pazakontë që përfshin yllin e Chelsea-t, Cole Palmer, dhe modelen e njohur Corinna Kopf po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Kjo e fundit ka rrëfyer një episod që, sipas saj, ka ndodhur gjatë një takimi në një hotel në Londër, ku kishte ftuar futbollistin anglez në dhomën e saj. Por, në vend të një aventure romantike, Palmer kishte një tjetër prioritet: videolojën FIFA!
Corinna Kopf tregoi se ishte përgatitur posaçërisht për këtë takim, duke veshur të brendshmet më seksi dhe duke u ulur përballë futbollistit. Megjithatë, reagimi i tij ishte krejtësisht i papritur.
Në vend që t’i kushtonte vëmendje modeles, Palmer i kërkoi të largohej nga fusha e tij e shikimit, pasi po luante FIFA dhe duhej të ekzekutonte një goditje nga këndi.
Sipas rrëfimit të Kopf, futbollisti vazhdoi të luante pa ndërprerje për plot katër orë, duke e lënë atë të habitur nga situata.
“Vesha të brendshmet e mia më seksi dhe u ula përballë tij, por gjithçka që më tha ishte: ‘A mund të largohesh pak? Po gjuaj një goditje nga këndi’. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time”, ka treguar modelja.

