Tue, May 12, 2026

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare, i jep fund jetës një grua në Greqi

Dhuna dhe tradhtia në familjen shqiptare, i jep fund jetës një grua në Greqi
  • PublishedFebruary 2, 2024

Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta mbanin në jetë.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e së shoqi,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

 

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore. Ajo la mbas një djalë.


AlbaniaWeb.net