Fri, Nov 27, 2026

Suksesi ndaj Dinamos, tekniku i Partizanit: Bravo ekipit, treguam veten

Suksesi ndaj Dinamos, tekniku i Partizanit: Bravo ekipit, treguam veten
  • PublishedNovember 27, 2026
Suksesi ndaj Dinamos, tekniku i Partizanit: Bravo ekipit, treguam veten

Numri një i stolit të Partizanit, Karoglun vlerësoi skuadrën, pas fitores 1-4 ndaj Dinamos.

“Përgëzoj lojtarët e mi për fitoren, përballë një kundërshtari shumë, shumë të fortë.

Pas 30 minutash ndryshova, e nisëm me 4-3-3. Ajo që bëmë ishte të kërkoja 3-4 pasime, që të tërhiqja numrat 8 të tyre dhe t’i nxirrja përpara. Pas 25 minutash u ktheva me dy numra 6. Dhe kjo është mënyra se si shënuam, me ndryshimin e krahut.

Ndaj një skuadre që luan me romb, është e rëndësishme të gjesh ndryshimin e krahut. Problemi është që lojtarët e mi me numrin 8 ishin shumë të hapur dhe nuk kishim lidhje në 30 minutat e para.

Në tri ndeshjet ku luajtëm mirë, me Elbasanin, Vllazninë dhe Vorën, ishim shumë mirë në pjesën e parë. Të tria i humbëm, por unë jam trajner që di të përshtatem taktikisht sipas kundërshtarit.

Nuk kemi shumë intensitet në skuadër dhe sot m’u desh të lëvizja Mijën në mesfushë. Me të dhe Fadairon e Aliun kisha pak më shumë veprime presingu”.



“ ✓”