Sun, Apr 28, 2024

United identifikon një mbrojtës për sezonin që vjen, mund të përfitojë edhe … Barcelona

  • PublishedMarch 28, 2024

Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri dhe Jean-Clair Todibo i Nices shihet si afrimi i duhur. Klubi francez do të ishte i hapur për të shitur lojtarin, por për ta lënë atë të largohej gjatë seancës së ardhshme të merkatos  do të duhet një ofertë monstruoze. Nice, në fakt, ka vendosur çmimin, teksa për kartonin e tij nevojiten 40 milionë funte.

Barcelona, ​​e cila e shiti në vitin 2021 për 8 milionë euro, ruan 20% të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së futbollistit dhe për këtë arsye po vëzhgon me shumë interes zhvillimet e operacionit. Nëse ai do të shitej për një shumë afër 50 milionë, katalanasit do arkëtonin jo pak por 10 milionë. Një e ardhur e papritur që mund të ndihmojë shoqatën katalane të lëvizë më shumë në treg.

(J.S/)

 

 

AlbaniaWeb.net