Bayern pas Grudës, situata
Emri i Brajan Grudës po qarkullon në planet e Bayern Munich për merkaton e verës, por një transferim i tij në Mynih mbetet për momentin vetëm një mundësi.
Talenti 22-vjeçar ka fituar vëmendjen e drejtuesve bavarezë, të cilët po ndjekin me interes zhvillimin e tij. Megjithatë, sipas gazetarit Christian Falk, Bayerni nuk ka nisur ende asnjë lëvizje konkrete për ta afruar lojtarin.
Një rol të rëndësishëm në këtë çështje mund të luajë Michael Olise. Nëse francezi largohet nga skuadra gjatë verës, Gruda mund të jetë një prej emrave që do të shqyrtohen për të plotësuar boshllëkun në repartin ofensiv.
Për momentin, futbollisti është i përqendruar te RB Leipzig, ku aktivizohet në formë huazimi nga Brighton deri në përfundim të sezonit.
