“41 milion euro të sekuestruara në 2023-shin”, Dumani për raportin vjetor të SPAK: 18 persona nën hetim nga zyrtarët e lartë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar sot për një takim në KLP.
Nesër ditë e enjte, datë 4.4.2024 ora 10.00 do të zhvillohet seanca dëgjimore e lajmëruar me
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në KLP, ku u shoqërua nga dy zv drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi. E pranishme është gjithashtu edhe drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj.
Në një seancë dëgjimore, Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera Dumani tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në 2023-shin.
“SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë.”
“Vlera e pasurive të sekuestruar gjatë vitit 2023 është 41 mln euro”, tha Dumani, ndërsa shtoi se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë, për vitin 2023.
AlbaniaWeb.net
