Thu, May 2, 2024

Ramadani nuk stërvitet me skuadrën, mesfushori shqiptar shqetëson trajnerin e Lecces

  • PublishedApril 18, 2024

Lecce ka vijuar sot përgatitjen në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat, që do të luhet në transfertë ndaj Sassuolos. Trajneri i skuadrës, Luca Gotti, i është dashur të bëjë pa mesfushorin shqiptar, Ylber Ramadani, i cili ka patur probleme me fytin.

“Skuadra vazhdoi me përgatitjet sot në mëngjes për ndeshjen e së dielës, në të cilën trajneri Gotti do të mund të llogarisë te Krstović, i rikthyer nga pezullimi. Banda po rikuperohet, ndërsa Ramadani ka pushuar për shkak të një faringiti të mundshëm” – Shkruan Lecce.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net