Thu, May 2, 2024

Pas BE, reagon edhe Ambasada amerikane: Dënojmë aktet e dhunës në protestën para Bashkisë së Tiranës

  • PublishedApril 19, 2024

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës.

SHBA dënon dhunën e ushtruar gjatë protestës, shkruhet në deklaratën e ambasadës, ndërsa theksohet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.”


AlbaniaWeb.net