Fri, May 17, 2024

Protestuesit çajnë kordonin e policisë/ Tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët e opozitës: Na vënë zinxhirin në orar pune

  • PublishedApril 19, 2024

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës.

“Hapni rrugën, mjaft e shkelët ligjin, mos u bëni palë me atë që shkelin ligjin dita ditës, jo me ata që vjedhin, po kërkojmë të drejtën tonë kushtetuese, kjo nuk është shtëpia e Erion Velisë, në orar zyrtar pune të thotë kjo është shtëpia ime, është e treta herë që ndalohemi nga policia e pushtetit, është policia e pushtetit që nuk lejon që të zgjedhurit bashkiakë. të luajnë me paratë e shqiptarëve”, janë shprehur këshilltarët bashkiakë.


AlbaniaWeb.net