Tue, May 14, 2024

Olsi Rama pas derbit: Partizani i bashkuar, Tirana i duhet zonës “Final Four”, titullin e meritojmë ne!

  • PublishedApril 28, 2024

Nuk mund të mos ishte i lumtur pas suksesit 1-2 në derbi ndaj Tiranës, drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

“Fitorja? Jam shumë i lumtur për fitore sot dhe vazhdon atë që thuhet në studio. Këtë fitore ia dedikojmë Gaz Demit dhe babait të tij. Ne nuk jemi tifozë, pasi duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe jemi ne që duhet të mbajmë lart këtë Partizan. Shumë i kënaqur për Maguette, Sembene, Rrapaj, Buxhelaj dhe Hadroj. Urime edhe stafit që po ndërtojnë filozofinë e lojës dhe po e kalojnë te lojtarët.

I kënaqur me trajnerin? Jemi të gjithë bashkë dhe të punojmë dhe t’iu gjendemi pranë lojtarëve. Janë lojtarë të rinj dhe ne duhet t’u tregojmë me qetësi se si duhet të ecet përpara. Ky kampionat shumë ndryshme nga të tjerët dhe ne duhet të jemi të përgatitur për ato dy ndeshjet e “Final – Four”. Edhe në sfidat e mbetura duhet të punojmë për të.

Tirana në “Final – Four”? E di që do jem kundër tifozëve të Partizanit, por “Final – Four ka kuptim me ekipet më të mira dhe Tirana ka lojtarë të mirë dhe e meriton. Edhe Skënderbeu nuk mbetet pas dhe është një kundërshtar që e meriton”.

Kush e meriton ta fitojë kampionatin? Partizani dhe mos më pyet më tepër. Do bëjmë maksimumin për ta fituar dhe ne do të jemi ata që do të triumfojë. Të gjithë janë aty dhe shpresoj të jemi ne”.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net