Wed, May 15, 2024

FOTO/ Detaje nga vrasja në Gjermani, shqiptari qëllon me armë pronarin serb të një restoranti, i njohur për arte marciale. Pasi e vrau u kthye…

  • PublishedApril 29, 2024

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit, me origjinë nga Serbia.

Personi në foto është Aleksandër Stefanoviç, i njohur për arte marciale, i cili mbeti i vdekur pas përplasjes me shqiptarin, i cili dyshohet se është Rrustem Llapi, sipas mediave kosovare.

Ky i fundit ka rënë në prangat e policisë. Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me Llapin. Ata kanë dalë jashtë restorantit për  të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën. Pas aktit ai është kthyer në restorant dhe ka pritur të mbërrijë policia, duke mos bërë rezistencë.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Në të kaluarën, zona në të cilën ndodhi vendi i krimit ka tërhequr shpesh vëmendjen për shkak të lojërave të paligjshme të fatit.


AlbaniaWeb.net