Wed, May 15, 2024

NBA/ Lakers rihapin garën, mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i “play-off”-it

  • PublishedApril 29, 2024

Mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në NBA këtë sezon. Është Minnesota, që pasi bëri mirë në sezonin e rregullt, vazhdon të tregojë se nuk është e rastësishme në këtë rrugëtim dhe tashmë kërkon triumfin.

Skuadra e Wolves fitoi 122-116 ndaj Feniks, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesotan, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.

Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lakers, që në fushën e tij fitoi 119-108 ndaj kampionëve në fuqi të Denverit. Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 ribaund e 14 asist, por që nuk mjaftuan. LeBron James me 30 pikë, Dejvis me 25 pikë e 23 ribaund, si dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lakers.

Barazim 2-2 me ndeshje mes Clippers dhe Dallas, me kalifornianët që fituan 116-111. Harden dhe George realizuan nga 33 pikë secili për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irvajn për teksanët. Fiton edhe New York, 97-92 në fushën e Philadelphia-s, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 rebaund.

()

AlbaniaWeb.net