Sat, May 18, 2024

Artikulli me vlerë të ‘kripur’ që zotëron koleksionistja e Harry Potter

  • PublishedMay 4, 2024

Victoria Maclean, nga Neath vazhdon të rrisë koleksionin e saj gjatë 20 viteve të fundit. Ajo gjithashtu ka blerë pjesën e parë të librit nga seritë e Harry Potter dhe që atëherë ka në pronësi mijëra artikuj nga ekskluziviteti, duke përfshirë një me vlerë rreth 35,000 £.

Maclean është aq fanatike për librat dhe filmat, saqë djalin e saj më të vogël e quajti Harry. Koleksioni i objekteve është i përhapur në çdo cep të shtëpisë së saj.

“Mamaja ime ishte një koleksioniste e madhe e Harry Potter. Kur ajo vdiq nëntë vjet më parë, koleksioni im u bë më shumë një obsesion dhe në thelb pushtoi mjetën time,” tha zonja Maclean.

Asaj iu dha titulli i koleksionistit më të madh të Britanisë nga Airtasker në shkurt 2024. Shtëpia e Victoria është plot me rroba, kapele, shkopinj dhe shumë pjesë të tjera, të cilat ajo tha se janë të ekspozuara në të gjithë shtëpinë.

“Harry Potter është diçka që është padyshim trillim, nuk mund ta vizitosh Hogwarts-in, kështu që doja ta sillja Hogwarts-in në shtëpinë time”, thotë ai.

I vetmi vend ku nuk mund të gjesh një artikull nga ekskluziviteti është në dhomat e gjumit të fëmijëve. Victoria ka një kanal në YouTube me mbi 27,000 ndjekës ku ndan dashurinë e saj për ekskluzivitetin.

Artikulli i saj i preferuar në koleksionin e saj është një dollap që përmban një kopje miniaturë 24 karatëshe të punuar me dorë të tavolinës së Dumbledore, me vlerë rreth 35,000 £.

Burimi: CNN