Fri, May 8, 2026

Gruaja më tre fëmijët u zhdukën, si u zbulua dhuna sistematike e bashkëshortit mbi të e tre të miturit që çoi në vetëmbytjen e vogëlushes

Gruaja më tre fëmijët u zhdukën, si u zbulua dhuna sistematike e bashkëshortit mbi të e tre të miturit që çoi në vetëmbytjen e vogëlushes
  • PublishedMay 5, 2024

Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot Shkodrën.

Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat bën të ditur se motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka deklaruar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për të vënë në pranga Ergys Arrizin për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.


AlbaniaWeb.net