Sun, May 19, 2024

Besi Kallaku ‘thumbon’ Xhensilën me këngën e tij të re?

  • PublishedMay 6, 2024

Dy ditë më parë, Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor me titull “Intrigante”, ku një sekuecë e tij thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.

Me siguri mendja ju shkon menjëherë në intervistën e dhënë nga Besi 6 vite më parë teksa ka deklaruar për kujdesin ndaj nënës së Xhensilës, ku me këtë të fundit është në proçes divorci, kur ajo ishte e sëmurë:

Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thash nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhash gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra.

Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të krcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka sot e falenderoj publikisht sepse ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”, – ka thënë Besi asokohe.

Një varg tjetër i këngës është “Nuk je tipi jem, ca me bo se ngela mren”.