Mon, May 20, 2024

Ish-prokurorja Sevdari fitoi gjyqin kundër shkarkimit të saj në Strasburg, KPA e rikthen në detyrë!

  • PublishedMay 10, 2024

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë, Antoneta Sevdarin, vendim i cili u mor pasi Gjykata e Strasburgut e konsideroi të drejtë apelimin e prokurores.
KPA ka anuluar vendimin e saj dhe ka lene ne fuqi vendimin e Komisionit te Pavarur te Kualifimit, qe ne vitin 2018 i kishte dhene Ok, Antoneta Sevdarit, duke  miratuar kalimin e vettingut per te.

Në vendimin që u lexua nga kryesuesja, Natasha Mulaj e seancës thuhet se “Kolegji arrin në konkluzionin se në kushtet kur parashikimet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe vendimmarrjen e GJEDNJ lidhur me respektimin e saj referuar parashikimeve kushtetuese janë të detyrueshme për zbatimin nga shteti shqiptar.

Sa kohë lidhur me çështjen objekt gjykimi, dhënia e  masës shkarkim nga detyra është çmuar nga GJEDNJ që ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë është konfirmimi i saj në detyre”.