Mon, May 20, 2024

Projekti “Engage”/ BE nis trajnimin e ekspertëve për mbrojtjen e biodiversitetit detar! Profesor Rigers Bakiu: Synojmë gjetjen e zgjidhjeve

  • PublishedMay 10, 2024

Nisi këtë të mërkurë në Tiranë seminari 3 ditor i financuar nga Bashkimi Europian për trajnimin e ekspertëve të biodiversitet detar dhe vendimmarrësve për të mbrojtur habitatin në zonat e mbrojtura detare.

Projekti që ka për qëllim të forcojë kapacitetet e institucioneve për të hartuar masa specifike rreth mbrojtjes së biodiversitetit dhe habitateve në zonën e jugore të Adriatikut.

Profesor, Rigers Bakiu, koprdinatori i projektit “Engage” për Shqipërinë thotë se kjo nismë do t’i shërbejë turizmit dhe peshkimit.

“Qëllimi kryesor i projektit “Engage” i financuar nga BE në kuadër të programit “Interage” konsiston në trajnimin e ekspertëve dhe vendimmarrëse të së ardhmes lidhur me menaxhimin e biodiversitet dhe habitatet në zonat e mbrojtura detare në adriatikun e jugut. Në kuadër të strategjisë “euziar” duke përfshirë mbrojtjen e biodiversitet dhe habitateve edhe aktivitetet ekonomike me interes siç është turizmi dhe peshkimi”, tha Bakiu.

Zhvillimi i Turizmit pritet të shoqërohet edhe me efekte negative, për të cilat sipas Bakiut shteti duhet të marra masa, përpara se të jetë vonë.

“Ky bum turistin normalisht që do ndikojë edhe te zonat e mbrojtura detare, me ndërtimin e resorteve, peshkimi  etj. Ne nuk jemi këtu për të bërë ndarjen e kufijve midis sektorëve të ekonomisë dhe mbrojtjes së biodiversitet, por ne jemi për gjetjen e zgjidhjeve në të mirë të përbashkët. Ne duam të kemi një mbrojtje të biodiversitetit dhe habitateve përkatësve për të sjellë zhvillim të ekonomisë. Ne jo vetëm në Mesdhe, por duke u përqendruar tek pjesa e Adriatikut jugor kemi edhe specie që rrezikojnë zhdukjen, foka e Mesdheut, lloje të ndryshme peshkaqenësh, etj. Po nxjerrim të metat dhe përmirësimet që mund të kërkohen nga institucionet”, tha ai.

I pyetur se si mund të mbrohet habitati në zonat e mbrojtura Detare, Bakiu dha një zgjidhje të tillë.

“Psh. Peshkimi artizanal është një praktikë e mirë në të gjithë Mesdheun, ku e gjithë një zonë bashkëmenaxhohet me peshkatarët artizanalë, janë vetë ata që e mbrojnë atë zonë të mbrojtur detare me qëllim që të kenë benefite të nesërmen. Pra, peshkojnë aq sa u duhet për atë javë dhe e mbajnë zonën nën vëzhgim, duke shërbyer edhe si një imput për zhvillimin e turizmit.

Ka praktika të mira për disa zona dhe disa praktika jo edhe aq të mira, por gjithmonë ka vend dhe nevojë për përmirësim”, tha Bakiu.

Në seminar marrin pjesë ekspertë nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi.