Mon, May 11, 2026

Virginie Viard largohet nga Chanel, kush pritet ta zëvendësojë?

Virginie Viard largohet nga Chanel, kush pritet ta zëvendësojë?
  • PublishedJune 6, 2024

Pas 5 vitesh në krye të drejtimit artistik të Chanel, Virginie Viard ka vendosur të largohet.

Në një deklaratë, Chanel e falënderoi për gati 30 vite shërbim, “gjatë të cilave ajo ishte në gjendje të rinovonte kodet e shtëpisë duke respektuar trashëgiminë krijuese të Chanel”.

Pasi punoi për 25 vjet si krahu i djathtë i Karl Lagerfeld në Chanel, Viard u emërua drejtore artistike në vitin 2019 pas vdekjes së tij.

Koleksioni Vjeshtë-Dimër 2024–2025 Haute Couture do të prezantohet, siç ishte planifikuar, më 25 qershor në Opéra Garnier gjatë Javës së Modës së Lartë.

Stili i Virginie Viard karakterizohej nga veshjet franceze dhe eleganca bashkëkohore. Viard kishte punuar ngushtë me Karl Lagerfeld për dekada dhe ishte zgjedhja e tij personale për pasardhës. Ai e përshkroi atë si dorën e tij të majtë dhe të djathtë dhe emërimi i saj solli një ndjenjë vazhdimësie në shtëpi.

Se kush do e zëvendësojë Viard, ende nuk dihet.