Fri, May 15, 2026

Heidi dhe Romeo së shpejti dasmë? Rrëfehet ish-banori

Heidi dhe Romeo së shpejti dasmë? Rrëfehet ish-banori
  • PublishedJuly 7, 2024

Ish-banori i “BBV3”, Romeo Veshaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në “Top Arena”. Që prej përfundimit të “Big-ut” ai “u zhduk” teksa nuk u pa të merrte pjesë në asnjë intervistë apo mbledhje që të gjithë ish-banorët kanë bërë së bashku.

Sakaq mbrëmjen e sotme ai është shprehur se: Kalova presion dhe mu duk sikur po humbisja veten. Mu desh të kaloja kohë me familjen dhe Heidin!

Ndërsa lidhur me partneren e tij, Heidin, marrëdhënia e të cilëve nisi brenda “BBV3”, u shpreh se planet për dasmë i kanë të afërta. Madje, me shaka tha se edhe mund të jenë celebruar.

“Ne ndoshta edhe jemi celebruar dhe s’e di njeri. Martesa do vijë, por nuk ka kuptim ta them tani se kur do vijë propozimi. Patjetër kemi plan. Shumë shpejt, besoj!”