Ish-trajneri i ashpër me Turqinë: Ndeshje që mund të fitohej, por u relaksuam shumë

Ish-trajneri i njohur, Fatih Terim shprehu pakënaqësinë e tij pas humbjes së Turqisë 1-2 ndaj Holandës në Europian.
“Me futjen e Ëeghorst në pjesën e dytë, Holanda u bë më efektive duke rritur ritmin dhe duke rrezikuar me individualitet që ka. Fatkeqësisht ne u relaksuam shumë në fillim të pjesës së dytë dhe përfunduam nën presionin e Holandës. Kjo ishte një nga ato ndeshje që mund ta fitonim, gjithsesi, triumfi nuk vjen duke u mbrojtur” – tha ai.
(J.S/)
