Fri, May 15, 2026

“Krenar për djemtë, nuk kam pishmane”, Montella pas eleminimit ndaj Holandës: Kemi qenë një nga skuadrat më argëtuese të evropianit

“Krenar për djemtë, nuk kam pishmane”, Montella pas eleminimit ndaj Holandës: Kemi qenë një nga skuadrat më argëtuese të evropianit
  • PublishedJuly 7, 2024

Një “harakiri” i turqëve për 6 minuta, kualifikon Holandën për në gjysmëfinale. Ky është përfundimi më i saktë që mund të dalë, nga analiza e ndeshjes me Holandës e Turqisë, pasi Turqia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, përballë “tulipanëve” në Berlin, por pati një “blackout” ku në 6 minuta e “dorëzoi” ndeshjen dhe Holanda përfitoi mjaftë mirë, duke përmbysur ndeshjen me golat e De Vrij dhe Gakpo Brenda 6 minutave lojë, duke e bërë kështui të pavlerë avantazhin që turqit kishin siguruar për 70 minuta lojë, pas epërsisë në minutën e 35-të, pas golit të mbrojtësit Akaydin.

I dëshpëruar në krahun tjetër ishte tekniku, Montella: “Jemi të trishtuar për rezultatin, por lojtarët e mi duhet të ndihen krenar për çfarë kanë bërë deri më tani. Jemi përshtatur shumë mire në skemat e lojës dhe për mua djemtë tanë kanë zhvilluar një kampionat perfekt. Kemi qenë një nga skuadrat më argëtuese të këtij kompetiiconi. Jam i sigurtë që i kemi bërë tifozët tanë krenar për skuadrën e tyre. Ishim një hap larg gjysmëfinales, por gjithsesi nuk kam asnjë pishman”, përfundoi tekniku italian i Turqisë.

AlbaniaWeb.net