Dashuria gjithnjë e më e dukshme! Dyshja shkëmbejnë puthjen e parë në “BBVK”
![]()
Dy banorë të tjerë kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në “Big Brother VIP Kosova”. Bëhet fjalë për Gjestin dhe Xhenetën, dashuria e të cilëve sa vjen dhe po bëhet më e dukshme.
Ky moment i veçantë ndodhi në oborrin e shtëpisë, teksa ata po vallëzonin së bashku.
Pak kohë më parë, Gjesti kishte theksuar se puthjen e parë do ta ruante për një moment të veçantë, dhe kështu ndodhi.
