Wed, Jun 17, 2026

Sulmi tragjik me dhjetë viktima në New Orleans, FBI e cilëson si akt terrorizmi! Autori gjendet i vdekur

Sulmi tragjik me dhjetë viktima në New Orleans, FBI e cilëson si akt terrorizmi! Autori gjendet i vdekur
  • PublishedJanuary 1, 2025

FBI-ja ka konfirmuar se incidenti tragjik në New Orleans, në SHBA, ku një person u fut me makinë në një turmë njerëzish duke vrarë dhjetë persona dhe duke lënë të paktën 35 të plagosur, po hetohet si një akt terrorizmi.

“Këtë mëngjes, një individ futi një makinë në një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans, duke vrarë një numër personash dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,” thuhet në deklaratën zyrtare të FBI-së.

Më tej, deklarata sqaron se autori i sulmit u përball me forcat lokale të rendit dhe është konfirmuar i vdekur.

Sipas BBC-së, shkaku i vdekjes së tij nuk është ende i qartë.

“FBI është agjencia kryesore hetimore dhe po bashkëpunojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë si një akt terrorizmi,” përfundon deklarata.

Raportohet se nga 35 të plagosurit, 30 janë dërguar me autoambulancë në pesë spitale të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar vetë kujdesin spitalor.