Fri, May 15, 2026

Berisha konfirmon koalicionin me Metën për zgjedhjet e 11 majit: Ai është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës! Do të jetë deputet në Parlament

Berisha konfirmon koalicionin me Metën për zgjedhjet e 11 majit: Ai është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës! Do të jetë deputet në Parlament
  • PublishedMarch 3, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 majit do të krijojë koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.

Berisha u shpreh se Meta do të jetë pjesë e listave të mbyllura, edhe pse ai donte të ishte tek listat e hapura, por kreu i PL-së nuk mund të bëjë fushatë nga burgu. Për këtë arsye, Berisha e ka vendosur Metën në listën e mbyllur.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës shqiptare. Lista të hapura, mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Donte të ishte në lista të hapura, por u burgos. Ai do të jetë deputet në Parlament ndërsa Edi Rama do të jetë aty ku e meriton. Do të ekstradohet te McGonigal”, tha Berisha.